Opozita cakton protestën e radhës

21:13 | 15 Maj 2019
Arbresh.info

Opozita ka caktuar protestën e saj të radhës.

Ajo do të mbahet në datën 25 maj, ora 19:00.

Vendimi u mor në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike.

“Forumet më të larta drejtuese të PD dhe kryetarët e koalicionit opozitar kanë shqyrtuar gjendjen e rëndë të grushtit ët shtetit ku ndodhet vendi. Sot e gjithë Shqipëria dhe bota kanë kuptuar se fshihet makthi i Edi Ramës për atë që e pret në zbardhjen e dosjeve hetimore ku përfshihet drejtpërdrejtë Edi Rama. Vendimi unanim i opozitës është përballje ballore me të gjitha format. Që nga ky moment do të jemi çdo ditë dhe çdo minutë bashkë me qytetarët në një përballje pa kthim me ushtarët dhe shërbëtorët e juntës kriminale në pushtet derisa të diktojmë kthimin tek demokracia”, tha Basha pas mbledhjes.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme