Grupi parlamentar i PD-së po diskuton nëse do të duhet të bojkotojë Parlamentin pas ngjarjeve të fundit lidhur me Fatmir Xhafën.
Pjesa më e madhe e deputetëve janë shprehur pro bojkotit, pasi sipas tyre u ka mbetur e vetmja rrugë.
“Hapi i vetëm që na mbetet është bojkoti. Ne duhet të shkëputemi nga ky Parlament. Ramës ia dhamë kohën e duhur për Xhafën”, mësohet të ketë thënë Flamur Noka.
“Qytetarët na kërkojnë të mos jemi në Parlament, sepse aty bëhet teatër”, ka thënë Klevis Balliu.
Edhe deputeti tjetër demokrat Bardh Spahija, është shprehur pro bojkotit, si hapi i fundit që i ka ngelur opozitës. “Shqipëria nuk mund të bëjë përpara me dy ministra të Brendshëm të lidhur me drogën. Ka ardhur koha që të marrim seriozisht në konsideratë opsionin e bojkotit të Parlamentit”, tha ai.
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Angela Merkel shpreh ‘shqetësim të madh’ për rolin e Elon Mu...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet