Operatorët turistikë, letër Ramës për të hequr kufizimet

19:23 | 8 Maj 2020
Arbresh.info

Unioni Turistik Shqiptar i ka drejtuar një letër të hapur kryeministrit Edi Rama, ku i kërkojnë lirim të mëtejshme të masave parandaluese për përhapjen e covid-19, në të kundërtën turizmi do të goditet rëndë thonë ata.

Ku pritet që mbi 70% e punonjësve në këtë sektor të humbin përfundimisht vendin e punës si dhe të ardhurat mujore kanë rënë ndjeshëm në masën 90%.

Operatorët turistikë kërkojnë nga qeveria të bëhet e ditur sa më parë data e hapjes së plazheve dhe kufirit tokësorë.

“Përmes kësaj letre, kryeministrit Rama sipërmarrësit turistikë, i janë drejtuar jo për t’i kërkuar ndihma financiare por që të hiqen sa më parë barrierat për ushtrimin e aktivitetit”.

“Ne nuk duam të tregojmë padurimin tonë, por duam të ecim në një hap me fqinjët tanë të cilët janë më përpara në planet e tyre. Greqia i ka të hapura plazhet që nga data 4 maj,po kështu fqinji tjetër Mali i Zi ka vendosur hapjen e plazheve nga data 18 maj,këto vende dhe mjaft të tjera kanë liberalizuar lëvizjen e qytetarëve duke mos i kufizuar ato me fasha orari”.

Unioni turistik shqiptar me anë të kësaj letre synon t’i paraprijë çeljes së sezonit turistik, duke përfshirë fillimisht turizmin e brendshëm , pra atë vendas e më pas deri në fund të majit të hapet edhe turizmi rajonal në mënyrë që ky sektor të rimëkëmbet. Gjithashtu, në letër bëhet me dije se partnerët ndërkombëtarë që operojnë me fluturime charter në Shqipëri janë të gatshëm të fillojnë punën që në 1 qershor, por kjo varet nga rakordimi qe qeveritë duhet të bëjnë me njëra tjetrën./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme