Policia e Shtetit ka njoftuar se operacioni “Patriot”, në kuadër të të cilit u arrestuan dje 4 anëtarë të bandës së Rinasit, ka vijuar gjatë gjithë natës në Tiranë dhe në disa qarqe.
Në Vlorë janë gjetur në një ambient të jashtëm, të groposura dy tenxhere me presion të mbushura me kartëmonedha paundë, dollarë amerikanë, australianë, kanadezë si dhe euro.
Në Vorë, tek servisi i familjes Murataj, u gjet një kasafortë me një sasi eurosh e dollarësh.
Kontrollet kanë vijuar në disa banesa, hotele e lokale në Prezë, Vorë, Farkë, në Vlorë, Lushnje etj.
Operacioni vijon qoftë për gjetjen e provave të tjera materiale ashtu edhe për kapjen e personave të përfshirë në këto ngjarje, shkruan TCH
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...