Dy të arrestuar ka pasur edhe në Greqi në kuadër të operacionit ndërkombëtar kundër trafikut të drogës, ”Los Blancos”.
Në njoftim zyrtar, Policia greke thotë se të arrestuarit janë të huaj por nuk përcaktohet nëse janë shqiptarë ose jo.
Dihet që një prej tyre ishte në kërkim nga Italia pasi kishte urdhër- arresti nga Prokuroria italiane.
Në banesat e tyre janë gjetur 3500 euro armë, dylbi dhe celularë. Nga operacion ”Los Blancos” i shtrirë në 10 shtete të botës, u arrestuan 30 persona, 5 prej tyre në Shqipëri por që do të ekstradohen në Itali, dhe shqiptarë në Spanjë, Rumani, Norvegji, Holandë si dhe Eldi Dizdari në Dubai, por që do të ekstradohet në Itali.
U sekuestruan 4 tonë kokainë dhe 5.5 milionë euro, kartelit shqiptar të trafikut ndërkombëtar të drogës, koka e të cilit është pikërisht Dritan Rexhepi./balkanweb
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...