Operacioni antidrogë “Knock down” vijon prej 10 ditësh nga policia e Korçës. Nga blutë mësohet se është vënë në pranga 1 tjetër shtetas i shpallur në kërkim, në kuadër të këtij operacioni.
Me këtë arrest shkon në 25 numri i të ndaluarve, 6 të shpallurve në kërkim dhe 70 të tjerë nën hetim penal.
“Në vijim të punës për vënien përpara përgjegjësisë ligjore, të personave të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit antidrogë “Knock down”, të finalizuar më datë 20.04.2022, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Korçë, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim Romeo Belul, 22 vjeç, banues në Korçë. Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendimin e datës 19.04.2022, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.” – bën me dije policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...