Operacioni i kërkimit për personat e përfshirë në incidentin ku u godit automjeti i nëndrejtorit të policisë së Elbasanit është duke u mbështetur me forca shtesë nga Tirana.
Reparti RENEA, Ndërhyrja e Shpejtë, Shqiponjat dhe Forcat Operacionale ndodhen në qytetin e Elbasanit, në një operacion në shkallë të gjerë kundër aktiviteteve të paligjshme, mjeteve të trafikuara dhe personave në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Operacioni paraditen e së enjtes ka përfshirë disa lagje të qytetit, ku janë kontrolluar me dhjetëra banesa, mjete dhe persona të dyshuar për aktivitet të paligjshëm. Gjatë operacioneve janë shoqëruar disa persona si dhe janë ndaluar disa mjete për verifikime të mëtejshme.
Operacionet po koordinohen nga drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit dhe vetë drejtori i përgjithshëm Haki Çako, të cilët kanë mbërritur paraditen e së enjtes në Elbasan.
Ky operacion policor i këtyre përmasave vjen dy ditë pas incidentit në qytetin e Elbasanit kur një autoveturë e blinduar goditi mjetin e nëndrejtorit të policisë së qarkut, teksa ky i fundit dhe disa efektivë po shoqëronin një mjet luksoz të dyshuar si të trafikuar në vendin tonë.
Policia ndaloi disa persona, ndërsa sekuestroi disa mjete të blinduara në pronësi të Petrit Çelës. Policia dha pak detaje për ngjarjen për të cilën nisi hetimet edhe Prokuroria e Krimeve të Rënda, ndërkohë që një reagim erdhi direkt nga kryetari i Partisë Demokratike. /TopChannel/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...