Një informacion i marrë në rrugë operative se Kelmend Balili ndodhet në Shkodër, vuri në lëvizje forcat speciale të cilat u nisën nga Tirana drejt qytetit të veriut tre netë më parë.
Rreth 30 trupa nga më të përzgjedhurit të mbështetur nga Policia e Shkodrës, kontrolluan disa lokale në qendër dhe një hotel luksoz. Por nga operacioni nuk pati asnjë rezultat.
Ose informacioni ishte i pasaktë, ose Kelmend Balili kishte mundur të largohej në kohë derisa forcat speciale të Tiranës nisën aksionin, i tha Tv Klan një burim brenda policisë.
Janë kontrolluar edhe pikat kyçe në segmente ku mendohej se lëvizte Balili, por asgjë nuk u arrit. Sipas të njëjtave burime, informacioni i marrë nga policia thoshte se Kelmend Balili ndodhej në Shkodër prej disa ditësh. Aksioni për kapjen e tij u organizua brenda 2 orësh.
Këto janë pamjet e kontrolleve të policisë pikërisht natën kur kërkohej Balili. Në këtë aksion ra rastësisht në pranga një i ri i armatosur. Për njeriun e cilësuar si “Eskobari i Ballkanit” është vendosur edhe një shpërblim prej 5 milionë Lekësh, por deri tani nuk ka asnjë sinjal se ku ndodhet ai.
43-vjeçari prej më shumë se 2 vitesh vijon arratinë, ndërkohë që mbetet një nga personat më të kërkuar në vend. Balili, i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, në kërkim dhe i dënuar në Greqi, i ka shpëtuar të gjitha operacioneve të organizuara nga policia për kapjen e tij.
Pak ditë më parë ishte vetë Kryeministri Rama që kërkoi arrestimin e Balilit duke e konsideruar si një mosarritje të punës së policisë.
Tv Klan
BE: Çështjet e arsimit dhe shëndetësisë në veri të Kosovës t...
Doracakët për edukimin seksual, MASHTI i largon nga përdorim...
Arrestohet serbi i dyshuar për sulmet ndaj KFOR-it vitin e k...
Ministria e Kulturës kundërshton Komunën e Prishtinës: Pjesa...
Lansimi i reformës me asistencë sociale, Kurti: Synon të pro...
Vullneti zgjon banorët nga gjumi me zhurmën e enëve, ja reag...