Një tjetër operacion ndërkombëtar antidrogë është finalizuar pasditen e së premtes, ku morën pjesë policitë e Shqipërisë, Italisë dhe Malit të Zi.
Në kuadër të aksionit është sekuestruar një gomone që udhëtonte në ujërat ndërkombëtare, ndërsa janë arrestuar dy skafistë që ndodheshin në bord.
Në një njoftim për shtyp të Policisë së Shtetit bëhet e ditur se, agjencive policore u është dashur të ndjekin gomonen për 5 orë, për shkak të fuqisë së lartë që ajo kishte, e pajisur me 3 motorë, transmeton tch.
Aksioni ka nisur pas informacioneve të ardhura në kohë reale, me njësitë policore italiane, shqiptare dhe ato malazeze që kanë krijuar një rrjetë të pakalueshme për trafikantët, që ishin nisur nga zona kufitare mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.
Sipas njoftimit, trafikantët po përpiqen të testojnë rrugë alternative për trafikimin e drogës për shkak të vështirësive që po hasin në ujërat shqiptare, ku po veprojnë me intensitet policia kufitare dhe Guardia di Finanza.
Ka qenë kjo e fundit që ka ndalur mmjetin lundrues, pas udhëzimeve të dhëna nga agjencia kufitare FRONTEX, që po mbikëqyrte mjetin përmes një avioni.
Gjatë ndjekjes trafikantët kanë hedhur në det ngarkesën, duke e bërë më të vështirë ndjekjen, por pa mundur të shpëtonin. Tashmë ata dhe gomonia janë sekuestruar dhe i janë dorëzuar autoriteteve gjyqësore italiane.
Ndërkohë vijon rekuperimi i lëndës narkotike, pesha e të cilës nuk dihet ende, pasi për shkak të errësirës është vështirë mbledhja e saj në det.
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe