Operacion i përbashkët Shqipëri-Itali, shkatërrohet grupi kriminal i drogës

11:53 | 22 Korrik 2020
Arbresh.info

Një operacion ndërkombëtar antidroge mes Shqipërisë dhe Italisë është konkluduar në arrestimin e një grupi kriminal.

Mësohet se deri më tani janë arrestuar disa persona, shtetas shqiptarë dhe italianë. Pjesë e bandës është edhe një i mitur, bëjnë me dije mediat italiane.

Nga operacioni “Riviera” i zhvilluar në disa zona si Emilia-Romagna, Lombardia, Liguria, Abruzzo dhe Marche, u sekuestruan plot 150 mijë euro, të përfituara nga aktivitetet kriminale.

Njëkohësisht, në Shqipëri, u mor masa arrest me burg për tre shtetas shqiptarë që besohet se janë pjesë e bandës.

Hetimet ndaj këtij grupi nisën në maj të vitit 2018, kur autoritetet e huaja kishin njoftuar për ardhjen në Itali të një kimisti kolumbian.

Sipas autoriteteve, ai synonte pajisjen me njohuri për anëtarët e bandës mbi rafinimin e drogës që do të importohej nga Amerika e Jugut.

Mbi bazën e këtij komunikimi, nisi një veprimtari hetimore e koordinuar nga Prokurori i Qarkut të Bolonjës, ndaj bandës së trafikantëve, kryesisht me kombësi shqiptare.

Mësohet gjithashtu rreth orës 10:30 të ditës së sotme do të ketë një konferencë për shtyp në Itali rreth këtij operacioni./TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme