Mbi 135 armë zjarri dhe 7000 municione të konfiskuara janë disa nga rezultatet përfundimtare të operacionit Kalibre, një seri veprimesh ndërkombëtare të cilat u zhvilluan në 10 shtete anëtare të BE-së dhe në 8 palë të treta, të udhëhequr dhe koordinuar nga Mbretëria e Bashkuar si lideri i këtij aktiviteti dhe me mbështetjen e plotë të Europol dhe Frontex.
I nisur në Shtator 2017, operacioni ‘Calibre’ arriti kulmin me një veprim të përbashkët dy-ditor në datat 17-18 Nëntor 2017, i koordinuar nga Qendra Operacionale e Europolit në Hagë, gjatë së cilës u kryen kontrolle fizike, kryesisht në rajonin e Ballkanit Perëndimor, njofton Europol.
Në këto Ditë të Përbashkëta Veprimi morën pjesë Mbretëria e Bashkuar, Suedia, Kroacia, Sllovenia, Gjermania, Bullgaria, Greqia, Rumania, Spanja, Hungaria, si dhe Zvicra, Shqipëria, Bosnja, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi, Kosova, Njësia ATF e SHBA-së, Europol dhe Frontex., njofton portali Syri.net.
Gjatë kësaj veprimtarie dy-ditore, u arrestuan 18 persona në shtetet e Ballkanit Perëndimor për veprat penale në lidhje me armët e zjarrit dhe eksplozivët si edhe 81 individë u penguan të hynin ilegalisht në BE. Përveç kësaj, u identifikuan edhe 37 raste të cilat kishin kaluar afatet e qëndrimit.
Burime nga Policia shqiptare thanë se nuk ka shqiptarë të arrestuar.
Në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe në Britaninë e Madhe u vendosën 4 zyra lëvizëse të Europol, duke mundësuar në kohë reale shkëmbimin e informacionit dhe duke analizuar dhe kontrolluar të dhënat e mbledhura. Në pika të ndryshme të kalimit kufitar në Ballkanin Perëndimor oficerët e kufirit gjatë kontrollove në kufi u ndihmuan edhe nga Frontex.
Operacioni ‘Calibre’ është pjesë e operacionit ‘Dragon’, i cili është i katërti event i Ditëve të Përbashkëta të Veprimit të organizuara në të gjithë BE-në, që zhvillohet brenda Ciklit të Politikave të BE-së për krimin e organizuar ndërkombëtar dhe krimet e rënda, i cili u zhvillua në kuadrin e EMPACT për armët e zjarrit.
Leo i nervozuar me veprimin e Vullnetit
‘Mbylle gojën’, ‘përndjekëse’, debat i ashpër mes banorëve
Munter: SHBA-ja nuk do të ketë më qasje tradicionale ndaj Ko...
Kushtetuesja konstaton se Kuvendi nuk bëri shkelje në shkark...
Azerbajxhani në zi për viktimat e aksidentit ajror
Përfundon operacioni për valixhen e dyshimtë në Ferizaj, zbu...