Një operacion i gjerë, me pjesëmarrjen e Delta Forcë, Policisë Kufitare, D.V.P.Vlorë, më pas edhe GdF, por edhe policisë malazeze, është duke u zhvilluar për kapjen e një gomoneje, e cila dyshohet se do ngarkohej me kanabis pranë Sazanit.
Operacioni ka nisur rreth orës 13:50 të ditës së sotme, kur Delta Forcë, Policia Kufitare dhe D.V.P.Vlorë gjatë kontrollit nga deti dhe toka në zonën e Karaburunit nisur nga informacionet e marra në rrugë operative se mund të ishte fshehur lëndë narkotike me qëllim trafikimi, kanë konstatuar një mjet lundrues që lëvizte me shpejtësi në drejtim të Mezo-kanalit, Sazan. Menjëherë në ndjekje të mjetit lundrues janë vënë 3 mjete lundruese të Policisë Kufitare dhe të Delta Forcë. Është kërkuar ndihma e anijes “Oriku” dhe e Helikopterit të FA-së
Policia njofton se është njoftuar GdF Durrës e Vlorë si dhe homologët Italianë. Menjëherë është ngritur në fluturim një helikopter “COUGAR” i FA-së, i cili ka ndjekur në ujërat neutrale për rreth 1 orë gomonen që lëvizte me shpejtësi duke bërë manovra në det me qëllim ti shmangej ndjekies së helikopterit. Nga deti vijonte ndjekja nga anija “Oriku” dhe tre mjete lundrues të Policisë Kufitare dhe Delta Forcë. Në veprim është futur menjëherë edhe GdF-ja në Shqipëri e Itali. Deri tani nuk është bërë e mundur kapja e gomones, pasi dyshohet se është fshehur në ndonjë gji bregdetar, në ujërat territoriale midis Malit të Zi dhe Kroacisë, por vijon kërkimi nga ajri nga GdF.
Gjithashtu është vënë në ndjekje edhe Policia malazeze.
Nga pamjet filmike të realizuara nga helikopteri i FA në bordin e gomones dallohen tre persona dhe disa bidona plastikë, ndërsa pjesa tjetër e bordit ishte bosh.
Dyshohet se gomonia do merrte lëndën narkotike në Sazan me qëllim trafikimin në drejtim të Italisë.
Nga krehja e zonës në gadishullin e Karaburunit, në vendin e quajtur “Bristan”, midis shkëmbinjve, Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 28 kilogramë lëndë narkotike të ndarë në 5 pako.
Policia Kufitare, Delta Forcë dhe Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë po vijojnë kontrollet në zonë./Top Channel
Trump e zgjodhi këshilltar për sigurinë kombëtare, reagon Mi...
“Ujku i Çeliktë” – Kurti: Më shumë investim në ushtri,...
Gjenden të vdekur tre fëmijë në Francë, policia në kërkim të...
I gatshëm të largohet nga Arabia: Neymarit i ofrohet një meg...
SHBA ndalon linjat ajrore të fluturojnë në Haiti pasi dy avi...
Të paktën 15 të vdekur nga përplasja e të burgosurve në burg...