Drejtori i Policisë së Tiranës, Ardi Veliu njoftoi finalizimin e një operacioni antidrogë ku u sekuestruan 146 kg kanabis dhe 220 bimë e këtij lloji.
Veliu njofton se 7 persona janë vënë në pranga. Deklarata e plotë: Në kuadër të operacionit “Muzgu”, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, mbi vlerësimin e situatës dhe marrjen e masave të menjëhershme është bërë i mundur identifikimi, gjetja, kapja dhe arrestimi në flagrancë i 7 shtetasve dhe procedohen në gjendje të lirë për 10 shtetas të tjerë si më poshtë:
1. Nexhmi Kallari, 48 vjeç, lindur në Tiranë dhe banues në Çerek, Krujë, në rolin e organizatorit
2. Mariglen Kallari, 23 vjeç, lindur në Kamëz dhe banues në Çerek, Krujë, në rolin e organizatorit
3. Rexhino Kallari, 24 vjeç, lindur në Tiranë banues në Çerek, Krujë, në rolin e organizatorit
4. Gazmir Sala, 45 vjeç, banues në Laknas, Tiranë ndihmës
5. Bledar Sala, 26 vjeç, banues në Laknas, Tiranë ndihmës
6. Denaldo Sala, 26 vjeç, banues në Laknas, Tiranë ndihmës
7. Mehmet Domi, 18 vjeç, banues në Vorë, Tiranë ndihmës
Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lire 10 shtetas.
Shtetasit e sipërpërpërmendur që procedohen në gjendje të lirë janë personat e punësuar nga shtetasit e ndaluar nga Shërbimet e Policisë, me qëllimin e punimit të parcelës dhe përpunimit të bimës së dyshuar narkotike dhe përgatitjes për tregtim përkundrejt përfitimit të shumave monetare. Në cilësinë e provës material janë sekuestruar: 220 rrënjë bimë e dyshuar narkotike e llojt Cannabis Sattiva 146 kg bimë e dyshuar narkotike e llojt Cannabis Sattiva.
Një automjet furgon e markës Ford, i cili shërbente për transportimin e punëtorëve 25 aparate të ndryshme telefonike Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale”Prodhim dhe shitje të lëndë narkotike”, “Kultivim I lëndëve narkotike” dhe “Mos kallzimi i krimit”, parashikuar nga Nenet “283/2, 284/2 dhe 300 të Kodit Penal. Nga ana e shërbimeve policore po punohet për zbardhje e plotë dhe hetimin e gjithanshëm të kësaj veprimtarie kriminale në fushën e narkotikëve.
Policia e Shtetit po vijon punën për kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe goditjen e paligjshmërisë, e në këtë kuadër fton edhe qytetarët të telefonojnë në numrin 112 kur konstatojnë paligjshmëri, duke i garantuar për reagim të shpejtë dhe të paanshëm.
Parashikimi i motit për sot
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?