Operacioni i koduar ‘Qarku’ i finalizuar nga Policia e Shkodrës zbuloi një shtëpi që brenda kishte kanabis e që çoi në pranga 16 persona e shpalli në kërkim një tjetër.
Mes të arrestuarve ishin 10 gra, roli i të cilave dyshohet se ishte përpunimi i lëndës narkotike në banesën e përshtatur për kultivim, në pronësi të Pjetër Gjonit, gjithashtu i arrestuar.
Ky i fundit është personi i cili siguronte lëndën narkotike e cila fillimisht përpunohej nga gratë e arrestuara e më pas hidhej në treg.
191 kilogramë kanabis dhe 456 bimë narkotike u gjetën dhe sekuestruan në total nga uniformat blu në 4 fazat e operacionit ‘Qarku’.
Nga këto 86 kilogramë kanabis u kapën në shtëpinë e zbuluar një ditë më parë, ku gjithashtu u sekuestruan dy ventilatorë që shërbenin për tharjen e bimëve narkotike, 3 automjete dhe 15 aparate celulare./tvklan/
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League