DVP Kukës/Kontrolle në territoret e fshatrave të qarkut dhe në ato të zonave të thella malore, për të parandaluar dhe për të goditur tentativat për të kultivuar bimë narkotike.
Finalizohet operacioni policor antikanabis i koduar “Bjeshkët e Nemuna”.
Asgjësohen nëpërmjet djegies, 297 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në fshatin Gjonpepaj.
Procedohet penalisht kryetari i këtij fshati, për dyshime për moskallëzim të krimit dhe për shpërdorim të detyrës.
Si rezultat i kontrolleve antikanabis, me shërbime nga toka dhe me dronë, duke pasur prioritet zonat e thella malore, me risk përsa i përket kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Bjeshkët e Nemuna”, si rezultat i të cilit, në territorin e fshatit Gjonpepaj, janë gjetur të kultivuara 297 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies.
Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për kryetarin e fshatit Gjonpepaj, shtetasin P. U., për dyshime për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”.
Vijojnë veprimet hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme./euronews
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...