Google ADS

“Open Balkan”, Shehu: Rama kërkon të shpejtojë “Jugosllavinë e Re”

09:49 | 12 Gusht 2021
Trina Galanxhi

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, me anë të një shkrimi në rrjete sociale, thotë se kryeministri Edi Rama, kërkon të shpëtojë “Jugosllavinë e Re”.

Duke iu referuar reagimit të Berlinit për nismën “Open Ballkan”, Shehu thotë se qeveria gjermane përsëriti rëndësinë që nisma të ecë sipas standardeve evropiane.

Ai thotë më tej se Rama ka lënë në hije Kosovën dhe po përparon mbi reminishencat e “Serbisë së Madhe”.

Postimi i Tritan Shehut:

Rama kerkon te shpetoje “Jugosllavine e Re”, si i mbyturi me fijen e kashtes!
Nuk mund te justifikohet e as te shpetohet “Jugosllavia e Re” duke u keq interpretuar prej tij ndonje prononcim nga Berlini.
Ky nuk eshte as argument, as seriozitet i nje Kryeministri per te mbrojtur nje projekt, sado i dobet, i pa dobishem, apo i demshem qofte ai.

Ne fakt thelbi i atij mesazhi te shkurter nga Berlini eshte i kunderti.

Ai bazohet e permend Procesin e Berlinit te Merkel me kater lirite europiane te tij, si nje projekt bashkepunimi i te gjitha vendeve te Ballkanit Perendimor me pikesynim perbushjen e standarteve te integrimit, jo si nje “trio sekt” nen lidershipin Vucic.
Dhe Berlini perseriti qarte se kushtet e integrimit ngelin te njejtat, pra permbushja e standartave europiane ne menyre individuale nga cdo vend.

Por pavaresisht edhe nga kjo, vleresimi perfundimtar duhet bere nga ne vete, qe kemi te vetmen perspektive egzistence, integrimin europian.
Ka pasur edhe vite me pare nisma jo krejt ne perputhje me kete aspirate, per te krijuar nje “zone jashte e afer BE”, nje “treg afer tij, por jo pjese integrale”, etj.
Kemi pasur vizionin e kembenguljen per te argumentuar vetem per nje obsion te pranueshem, integrimin e plote te Shqiperise ne BE, dhe kemi patur sukses.

Te mos luftosh per kete zgjidhje te vetme historike, apo dhe me keq, te behesh tellall i nismave te tjera me rol paresor Serbine, vecanerisht tashti qe ajo ka firmosur Traktatin e Unionit EuroAsian me Mosken, do te thote te lekundesh aspiraten tone e te Rajonit.
Te ndermaresh keto hapa nen frymen e mareveshjes okulte Vuciciane te Novi Sadit mbi reminishencat e “Serbise se Madhe”, duke lene ne hije Kosoven, pavaresisht sofizmave te perdorura, eshte nje mekat kombetar.

Ne keto kushte, nqs do te tentohet me shume kujdes te realizohet nje mareveshje reale e re per nje bashkepunim rajonal, qofte dhe nje lloj “tregu”, ajo duhet ndertuar me Brukselin mbi Procesin e Berlinit, CEFTA etj. e nuk mund te implementohet pa te gjitha vendet e Rajonit, si te barabarta e te njohura midis tyre.

Me domosdoshmerine e pershpejtimit te integrimit europian, me realitetin e ri te Serbise ne EuroAsian, pra me Mosken brenda, nje shtyse e tille kerkon te perfshihen, qofte edhe si pjesemarese-garante ne ate, vendet rajonale ne BE, Greqia pa asnje dyshim, por dhe Italia, me rolin e garancite e saj.

Ndryshe se paku do te mbetet nje “projekt” i pa dobishem, qe krijon konfuzion e ngateron objektivat tona madhore…, por e keqja mund te shkoje shume me larg.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme