Këtë të mërkurë Operacioni Forca e Ligjit (OFL) i kërkoi Ervis Martinajt që të plotësonte brenda 48 orëve formularin për deklarimin e burimit të pasurive.
I njohur si një ndër biznesmenët më të fuqishëm në lojërat e fatit në Shqipëri, Martinaj u përfshi në atë që mbeti e njohur si masakra në ish bllok, ngjarje në të cilën u vra me armë truproja i tij si dhe ku u përfshinë një sërë emrash të njohur.
Por si arriti Martinaj të bëhej një ndër figurat kryesore të basteve në Shqipëri, para se këto të fundit të shpalleshin të paligjshme nga qeveria.
RRUGËTIMI:
Ervis Martinaj ka qenë i njohur në fushën e lojërave të fatit ku ka pasur edhe një kasino “King Casino”, të themeluar në vititn 2011 dhe në prill të vitit 2012 e zgjeroi rrjetin edhe me kompaninë e basteve sportive “Albania Baste Live”. Në vitin 2013, një kompani e tretë lojërash fati u regjistrua në QKB në emër të nënës së 36-vjeçarit, nën emrin tregtar “Eurovis”, e cila është aktive, por jo më për bastet sportive por për shërbime të tjera.
Po ashtu, në ëmër të babait të tij, rezulton të jetë aktiv edhe një biznes me këmbimin valutor “Mati Union”.
Ndërsa kazinotë dhe kompania e basteve u mbyllën pas nisjes së operacionit të policisë “Fundi i Marrëzisë”.
Në kulmin e këtij aksioni, në tetor 2013, Martinaj u denoncua se kishte kërcënuar shefin e repartit “Shqiponja” në Tiranë, pas bllokimit të rreth 400 makinetave të lojërave të fatit në një magazinë që zotërohej prej tij.
Në mars 2017, dëshmitari i mbrojtur Ylvi Beqja deklaroi para Gjykatës së Krimeve të Rënda në atë kohë se Ervis Martinaj i kishte ofruar 7 milionë euro për t’u tërhequr nga dëshmia kundër Emiljano Shullazit. Pas refuzimit të tij, Beqja deklaroi se Martinaj e kishte kërcënuar. Prokuroria deklaroi se kishte nisur hetime për të dyja rastet, por Martinaj nuk u penalizua për asnjërën.
Ervis Martinaj themeloi tre kompani të lojërave të fatit mes viteve 2011-2013, ndërkohë, është proceduar në disa raste për organizim të lotarive të palejuara, në tetor 2013 dhe tetor 2014.
Në një nga kompanitë e Ervis Martinajt, “King Casino”, e pezulluar, figuron edhe emri i një prej personave që Operacioni Forca e Ligjit i kërkoi po sot, ashtu si Martinajt, të vetëdeklarojë pasurinë. Valentino Kaçorri, i dënuar në Itali për vrasje dhe trafik armësh, në këtë kompani të Martinajt, figuronte anëtar i Këshillit të Mbikëqyrjes në “King Casino”, të mbyllur prej vitesh.
Aktualisht në emër të Ervis Martinajt, nga një vëzhgim në Qendrën Kombëtare të Biznesit, del vetëm një biznes “Tregtim dhe shërbime kompjuterike e servise”.
Biznesi në emër të nënës së Ervis Martinaj, figuon aktiv dhe ndodhet në të njëjtën rrugë me biznesin e të birit për tregtim, e shërbime kompjuterike.
Duhet theksuar se edhe bizneset e tjera që janë pezulluar, kanë figuruar në të njëjtën adresë, “Rruga Him Kolli”, pallati Santara./Report tv
Hamza i PDK-së: Pensionet e moshës do të rriten 70%
Hiqet ndalesa për kamionë në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit
Arrestohet gjenerali i Assad, përgjegjës për dhënien e mijër...
Lukashenka fal 20 të burgosur
Gërvalla: Liberalizimi i vizave si rezultat i luftës ndaj ko...
“Sonte nuk jom ‘kingu’, jom baba”, Gjesti flirtues ndaj Xhen...