OFL i dërgon kërkesat për vetëdeklarim pasurie 2 trafikantëve në Lezhë

13:41 | 21 Shkurt 2020
Arbresh.info

Vazhdon puna e Operacionit Forca e Ligjit. Ditën e sotme OFL i ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim shtetasve:

E. S dhe A. L, banues në Lezhë, të dënuar për trafikim të lëndëve narkotike.

Brenda 48 orësh, këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim të gjitha pyetjeve të OFL-së.

Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Me qëllim evidentimin dhe dërgimin në SPAK, të të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special, OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse.

Për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë, OFL do të informojë publikun në vijimësi./oranews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme