Sandër Lleshi, emri i propozuar nga kryeministri Edi Rama për ministër të Brendshëm është shprehur se ishte një ofertë e papritur për të.
Duke shtuar, se e kishte marrë vesh propozimin vetëm 8 orë para mediave.
Përgjatë një interviste në Opinion, të hënën, Lleshi deklaroi se aktualisht është këshilltar për mbrojtjen i kryeministrit Edi Rama dhe mbi të gjitha ndan me të vizionin për Shqipërinë.
Lleshi: Ishte një ofertë e papritur. E kam marrë vesh të premten në darkë. Tetë orë para jush. Unë s’kam pasur ambicie politike. Unë jam këshilltar i kryeministrit dhe ndaj shumë gjëra me të. Ishte një propozim që unë nuk mund ta kundërshtoja pasi ndaj shumë gjëra me të. Në fakt unë jam propozuar për ministër i Brendshëm, dhe jo kryepolic i Shqipërisë. Në fushën e sigurisë kombëtare jamë i specializuar.
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës
Hyundai ka një shef të ri