Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi thotë se në qytetin e Durrësit janë shtuar socialistët, të cilat sipas tij janë të zhgënjyer nga qeveria aktuale. I pranishëm në “Ilva Now”, z. Bylykbashi shprehet se për shkak të votimit preferencial, shumë socialistë janë gati të ndryshojnë votën e tyre.
“PS ka bërë më të mirën e saj të mundshme që t’i bëjnë durrsakët t’i urrejnë. Shoh socialistë që shprehin zhgënjim, dhe për shkak të votimit preferencial të ndërrojnë votën e tyre. Kemi pasur anëtarë të PS, të cilat kanë marrë pjesë në takimet e prezantimit të kandidatëve me anëtarësinë e PD. Kjo është haptazi”, tha ai.
Ai u shpreh i ashpër ndaj kryeministrit Rama, ku e akuzon se po përdor fondet për programin e rindërtimit në mënyrë klienteliste. Sipas tij, kjo qasje e qeverisë është faktuar dhe shumë shpejt pritet të bëhen publike provat për këtë.
“Po bëjnë çmos që të përkthejnë një tragjedi, siç ishte ajo, dhe Durrësi ishte qyteti më i goditur. Kjo qasje që ka Edi Rama mbi tërmetin dhe rolin që duhet të këtë qeveria, është qasje tmerrësisht cinike, për të mos thënë qasje prej hienash politike. Po përdoren fondet në mënyrë klienteliste, po u jepen fonde vetëm personave që janë të lidhur me PS dhe është e faktuar. Letrat janë aty, ato flasin vetë, por është një numër qytetarësh që janë klasifikuar në DS1, janë thirrur me pas dhe u janë dhënë para shtesë. Paratë po shkojnë tek ata që nuk kanë dëme”, tha ai.
Gjermani/ Një person hyn me makinë në tregun e Krishtlindjev...
FBI-ja po e heton sulmin në Ibër-Lepenc
Hovenier: Misioni si ambasador i ShBA-së në Kosovë, ishte nd...
Prishtinë: Vetura godet këmbësoren te rruga “C”
Publikohen pamjet e para nga tregu i Magdeburgut – raportohe...
Cilave ushqime nuk mundi t’iu rezistonte ambasadori Hovenier...