Nusja që helmoi vjehrrën, nuk e lë bashkëshortin të takojë vajzën e tyre

01:37 | 17 Shtator 2018
Trina Galanxhi

Tronditi mbarë opinionin publik në fillim të këtij viti vrasja e Lirije Lamit nga nusja e saj, Marjana Cmeta e cila e helmoi me lëng portokalli e më pas e mbyti me duar. Krimi u zbulua nga një video e regjistruar nga hoxha Hysen Shehu, ku nusja ishte rrëfyer.

Prej disa muajsh Marjana ndodhet në burgun e grave “Ali Demi” në Tiranë. Atje ajo kujdeset edhe për vajzën që tashmë ka bërë 1 vjeç të cilën e mbajnë prindërit e Marjanës. Kujtojmë se arjana kur kreu krimin ishte shtatzënë.

Në një intervistë për “tiranapost.al”, djali i të ndjerës Lirije, Oltion Lami rrëfen se nuk ka mundur ta takojë të bijën dhe pasi të përfundojë gjyqi do kërkojë kujdestarinë. Ai u shpreh se vajzën e dërgojnë në burg çdo ditë, e aty rri me të ëmën.

“Nuk e njoh Olian akoma,” – tha Oltion Lami, – “Kam shumë mall për të, dua ta takoj.”

Lami tregoi se vajza ka mbushur 1 vjeç në datën 26 gusht, por ai ende nuk i ka dëgjuar belbëzimet e para.

“I kam bërë përpjekjet e mia për ta takuar. Një ditë, mora guximin t’u dilja para e ta shihja vajzën. Shkova një orë përpara te dera e burgut në Ali Dem. Doja vetëm ta përqafoja dhe do ikja. Nuk i pashë,” është shprehur Oltion Lami.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme