Presidenti i Republikës Ilir Meta nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook” ka reaguar për situatën e koronavirusit ne vend.
Referuar të dhënave të publikuara në nga “Zëri i Amerikës”, sipas së cilave numri i të prekurve me koronavirus pas javës së dytë të dhjetorit është rritur, Meta shkruan se për një mirëmenaxhim të pandemisë duhet të ishte krijuar një plan i qartë për përmirësim të kushteve në spitale, ndërsa shton se koronavirusi nuk ndalet me propagandë.
Statusi:
Sipas të dhënave zyrtare të përpunuara nga “Zëri i Amerikës”, numri i të prekurve nga pandemia arriti në 4830, ose 20.4 përqind më shumë se një javë më parë.
Ky është niveli më i lartë i shënuar, që pas javës së dytë të dhjetorit.
Nevojitet një plan i qartë, që duhet ta kishim prej kohësh, për menaxhimin efikas të situatës, përmirësimin e prekshëm të kushteve në spitale, rritjen e masave mbrojtëse për mjekët e infermierët dhe veçanërisht për vaksinimin e popullatës.
COVID-19 nuk ndalet me propagandë.
Shëndeti dhe jeta e shqiptarëve duhet të jenë prioritet absolut.
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...