“Numri i rikthimeve, më i vogël se i ikjeve”, Rama podcast me katër të rinj që kanë zgjedhur Shqipërinë për të punuar

09:32 | 10 Qershor 2023
K.B

Në episodin e dhjetë, Podcastit i moderuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i titulluar “Flasim” kishte të ftuar katër të rinj nga vende të ndryshme të votës të cilët kishin ardhur në Tiranë ku dhe punojnë.

Të ftuarit e kryeministrit në këtë podcast ishin një nga Zvicra, një nga Argjentina një nga Amerika dhe një shqiptare e cila kishte jetuar për shumë vite në Gjermani dhe ishte kthyer në Tiranë për punë.

Shefi i qeverisë gjatë kësaj bisede nuk i ka kursyer batutat dhe ngacmimet me të rinjtë të cilët duket se kanë gjetur veten në Tiranë.

Rama e ka pyetur agjentinasin se si ndihet në Shqipëri dhe ai i ka thënë se ndihet i sigurtë dhe pse në fillim shumë njerëz e cilësojnë si vend të rrezikshëm por kur vjen këtu është diçka komplet ndryshe.

Gjatë intervistës me zvicerianin ka folur në lidhje me lidhjen që ai ka krijuar me Shqipërinë, ku Musa i ka theksuar se sa më shumë qëndro aq më shumë e ka të vështirë largimin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme