Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka shprehur shqetësimin për numrin e madh të aksidenteve me fatalitet në rrugët e Shqipërisë.
Ai ka thënë se sipas raporteve zyrtare, në 10 ditët e fundit kanë ndërruar jetë 10 qytetarë dhe mbi 25 janë plagosur.
Meta përmes një postimi në Facbook, u ka bërë thirrje autoriteteve të vendit që marrin masa për rritjen e sigurisë në rrugë.
Postimi i plotë:
Shpreh shqetësimin e thellë për rritjen e numrit të aksidenteve dhe humbjen e jetëve të shtetasve shqiptarë në rrugët e vendit.
Sipas raporteve zyrtare, në 10 ditët e fundit kanë ndërruar jetë 10 qytetarë dhe mbi 25 janë plagosur në aksidente automobilistike në akse të ndryshme rrugore të vendit, çka përbën një bilanc tragjik të paprecedentë për numrin shumë të lartë të viktimave në këtë periudhë të vitit.
Ju apeloj autoriteteve përgjegjëse të Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës të marrin masa të menjëhershme për rritjen e sigurisë rrugore, në mbrojtje të jetës së qytetarëve.
Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve të jenë sa më të kujdesshëm në drejtimin e automjeteve të tyre dhe të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor!/arbresh.info/
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla