Qyteti i Elbasanit po përballet me një rritje të numrit të fëmijëve, të cilat kanë çrregullime të spektrit të autizmit.
“Numri i fëmijëve që aktualisht janë duke ndjekur terapinë në një nga qendrat e autizmit në Elbasan, është deri në 70 persona. Numri duket se nga viti në vit është në rritje. Ka raste dhe sipas specialistëve paraqiten raste të reja, të cilët kanë nevojë për terapi intensive. Në këtë qendër, sipas shifrave, mesatarisht paraqiten 10 fëmijë në muaj për terapi”, raportoi gazetarja.
Mjekët në Elbasan u kërkojnë prindërve të mos neglizhojnë simptomat te fëmijët, por t’i sjellin për terapi në qendrat e posaçme.
2 prilli njihet ndryshe si Dita Botërore e Autizmit, e cila iu dedikohet personave që vuajnë nga kjo sëmundje dhe që për synim ka vetëdijesimin e njerëzve rreth simptomave, shkaktarëve dhe mënyrat e trajtimit./abcnews.al
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...