Google ADS

Numërohen 75% e votave, PS merr 73 deputetë, PD – 59, LSI – 5 dhe PSD – 3

23:17 | 26 Prill 2021
V. S.

Deri në orën 22:40 janë numëruar rreth 75% e kutive të votimit, nga të cilat kryeson Partia Socialiste, e cila sipas projeksionit aktual merr 73 mandate, PD 59, LSI 5 dhe Partia Socialdemokrate 3 mandate.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri më tani janë numëruar 3,886 qendra votimi (75%) nga 5,199 sa janë gjithsej në Shqipëri.

Procesi i numërimit të votave ka përfunduar vetëm në Qarkun e Kukësit, ndërsa vijon numërimi në qarqet tjera.

Numërimi i votave deri në ora 22:40:

Partia Socialiste 555 235 vota – 48,78%

Partia Demokratike 447 258 vota – 39,29%

Lëvizja Socialiste për Integrim 77 856 vota – 6,84%

Partia Socialdemokrate 25 348 vota – 2,23%

Partitë tjera 5,07%

Sipas të dhënave të KQZ, PS kryeson në 8 qarqe, ndërsa PD në 4 mandate.

Në Qarkun e Tiranës, PS ka 19 mandate, PD 14 mandate, LSI 2 mandate dhe PSD 1 mandat.

Në Qarkun e Durrësit, PS ka 8 mandate dhe PD 6 mandate.

Në Qarkun e Shkodrës, PS ka 3 mandate, PD 5 mandate, PSD 2 mandat dhe LSI 1 mandat.

Në Qarkun e Vlorës, PS ka 8 mandate dhe PD 4 mandate.

Në Qarkun e Elbasanit, PS ka 9 mandate dhe PD 5 mandate deputeti.

Në Qarkun e Beratit, Partia Socialiste ka marrë 4 mandate, PD 2 mandate dhe LSI 1 mandat.

Në Qarkun e Dibrës, PD ka 3 mandate dhe PS 2 mandate.

Në Qarkun e Fierit, PS ka 9 mandate, PD 6 mandate dhe LSI 1 mandat.

Në Qarkun e Gjirokastrës, PS ka 3 mandate dhe PD 1 mandat.

Në Qarkun e Korçës, PS ka 6 mandate dhe PD 5 mandate.

Në Qarkun e Lezhës, PS ka 3 mandate dhe PD 4 mandate.

Në Qarkun e Kukësit, PS ka 1 mandat dhe PD 2 mandate./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme