Google ADS

Numër i madh i besimtarëve mysliman teksa falin namazin në sheshin Skëndërbej në Shqipëri

10:14 | 28 Qershor 2023
E.H

Besimtarët Myslimanë anembanë botës festojnë ditën e sotme festën e Kurban Bajramit, e cila njihet edhe si festa e sakrificës.

Mijëra besimtarë u mblodhën sot në sheshin ‘Skëndërbej’ në Shqipëri  për faljen e namazit të Kurban Bajramit në orën 06:00.

“I lutem Zotit që ky Bajram të shërbejë si reflektim i brendshëm për çdo njeri. Të bëhemi më të fortë në besim ndaj Zotit, më të dashur e solidarë me njëri-tjetrin. T’u shtrijmë dorën e ndihmës atyre që kanë më shumë nevojë. I lutem Zotit që në botë të mbizotërojë paqja dhe prosperiteti mes popujve”,-ishte lutja e kreut të KMSH, Bujar Spahiu.

Festa e Kurban Bajramit është një nga dy festat më të rëndësishme të besimtarëve muslimanë: Fiter Bajramin dhe Kurban Bajramin.

Kjo festë simbolizon sakrificën dhe mëshirën e madhe për afrimin me Zotin./tch

Të ngjashme