Nuk zbatuan masat anticovid, policia gjobit 627 qytetarë dhe 2 administratorë lokalesh

15:20 | 3 Nëntor 2020
L G

Policia ka gjobitur gjatë 24 orëve të fundit plot 627 qytetarë për mos respektimin e mbajtjes së maskave.

Ndaj qytetarëvre është marrë masa administrave me 3000 lekë gjobë, në një kohë që gjatë kontrolleve në 2 lokale, u konstatua që kishte muzikë pas orës 20:00 dhe nuk respektoheshin protokollet e sigurisë. Secili prej administratorëve të këtyre lokaleve është ndëshkuar me masën administrative 1.000.000 lekë.

Gjithashtu janë shoqëruar pranë ambienteve të komisariateve policore edhe 10 qyetetarë që nuk kanë dashur të tregojnë kartën e ID, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë./Oranews/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme