Përmes kontrolleve të ushtruara nga Policia e Tiranës janë konstatuar dy subjekte në kryeqytet në rrugën “Bardhok Biba” dhe “Muhamet Allushi”, që nuk e kanë zbatuar ligjin për mbylljen e lotove, por kanë vijuar aktivitetin.
Dy pronarë të basteve janë proceduar nga policia, më konkretisht T.C., 22 vjeç, banues në Tiranë dhe E.B., gjithashtu banues në Tiranë. Ndaj tyre rëndon akuza për “Organizimin i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.
Lidhi për ndalimin e aktivitetit të lojërave të fatit ka hyrë në fuqi që në datë 1 janar.
Njoftimi i policisë:
Policia e Tiranës vijon kontrollet në të gjithë qarkun në bazë të planit të masave për evidentimin e ushtrimit dhe zhvillimit të kundraligjshëm të lojërave të fatit. Konstatohen 2 subjekte, që nuk kishin mbyllur aktivitetin dhe iu gjetën aparatura të dyshuara për lojëra fati.
Policia lokale procedoi penalisht pronarët e tyre, konkretisht:- T.C., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Organizimi i llotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, pasi në rrugën “Bardhok Biba” në lokalin e tij nuk ishte mbyllur aktiviteti i lojërave të fatit.- E.B., për veprën penale “Organizim i palejuar i lojërave të fatit”, pasi në rrugën “Muhamet Allushi” në subjektin e tij u konstatuan aparatura të dyshuara për lojëra fati.Kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë qarkun Tiranë deri në ndëshkimin me ashpërsi të subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet anti-ligjor. Policia e Shtetit fton këdo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital” çdo veprimtari të tillë të kundraligjshme.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...