Në një artikull të gjatë, gazeta kryesore në Austri “Der Standard” thotë se Shqipërisë rrezikon t’i bllokohen pasuritë që ka në bankat ndërkombëtare, për shkak të gjyqeve që qeveria ka humbur në Gjykatën e Arbitrazhit.
”Disa banka dhe kompani energjetike austriake kanë marrë së fundi një mesazh të pazakontë” shkruan gazeta.
“Një kompani ligjore i pyeti nëse kanë ndonjë pasuri apo ndonjë pretendim nga Republika e Shqipërisë, sepse ato duhet të bashkëngjiten. Arsyeja është një gjyq arbitrazhi që investitorët italianë ngritën në vitin 2015 kundër Shqipërisë dhe e fituan. Gjykata ndërkombëtare e arbitrazhit në Qendrën për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (QZMI) u dha atyre prillin e vitit 2019, të drejtën e një kompensimi prej rreth 100 milionë eurosh.
Për shkak se qeveria në Tiranë refuzon të zbatojë këtë vendim të arbitrazhit, pasuritë shqiptare që nuk mbrohen nga konventat diplomatike, mund të konfiskohen tani në të gjithë botën”, theksohet në artikull.
Der Standard shpjegon se në Austri, një nga partnerët më të rëndësishëm ekonomikë të Shqipërisë, firma ligjore Dorda e ka marrë përsipër këtë detyrë dhe është përpjekur të mbledhë deri në 25 milion euro për Francesco Becchetti, një prej tre paditësve.
Llogaritë dhe letrat me vlerë në shtatë banka, si dhe tarifat e koncesionit dhe pretendimet e tjera që Shqipëria ka me Verbund dhe EVN për shkak të projekteve energjetike, janë vënë në pikëpyetje, thuhet më tej në shkrim.
Qeveria shqiptare nuk ka pranuar ende të paguajë dëmshpërblimin e gjyqit, pasi e ka ankimuar procesin./TCH
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...