Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk ka ndryshuar masat anti-Covid edhe për dy javët në vijim.
“Situata mbetet këtë javë relativisht e qëndrueshme, nuk do të ketë ndryshim të masave në fuqi. Ora policore nga ora 23 deri në 6 të mëngjesit. ora policorë vijon 23-6, karantinë kush kthehet pa vaksinë, të huajt vaksinë, PCR ose test. Maska në ambiente të mbyllura”.
Afërisht 5 të shtruara humbin jetën gjatë një dite në spitale, shumica dërrmuese e tyre janë ta pavaksinuar. Shqetësim mbetet rritja e numrit të shtrimeve tek gratë shtatzënë në gjendje të rëndë.
“Ka 19-89 vjeç, por mbizotëron 65 vjeçare, ka më shumë raste të grave shtatzëna që vijnë me COVID, që kanë forma të rënda. Pjesa më e madhe e të shtruarve të pavaksinuar. Ka fatalitete nga rastet e vaksinuara, por janë shumë të pakta. 5.1 ose 5.4 raste në ditë humbin jetën. rreth 5 % e rasteve janë të vaksinuar. 85 % janë raste jo plotësisht të vaksinuar dhe 15 % me dy vaksinë”.
Mjeku Dhimitër Kraja thotë se 3 javë faktorët që një person i vaksinuar ka humbur jetën në psitalin Covid 1.
“Ka të bëjë organizmi dhe faktorë që lidhen me personin. Kemi vënë në dukje që kanë qenë raste me dy vaksina dhe sëmundje të ndryshme dhe faktorët gjenetikë. Vdekshmëria është 0.0006 për qind e të vaksinuarve, pra një shifër shumë e vogël. Nuk duhet të trembemi që po vdesin edhe raste të vaksinuar, janë raste të rënda”.
Shtatori ka sjellë rritje të mbulesës vaksinale. Në vend të parë qëndron Gjirokastra me 80 % të mbulesës vaksinale me një dozë.
“Durrësi ka dalë nga zona e kuqe, bashkia me mbulesën vaksinale më të mirë, 80% me një dozë dhe 60% me dy doza është Bashkia e Gjirokastrës, pasuar nga Delvina, Mirëdita dhe Puka po ashtu. Kemi një përmirësim në mbulesën vaksinale edhe në Bashkinë e Tropojës dhe Kukësit. Ajo çka vihet re është që arsimtarët e shkollave të mesme kanë mbulesë më të mirë vaksinale krahasuar me edukatorët e kopshteve dhe çerdheve dhe Universiteteve”.
Afërsisht 33 % e popullsisë mbi 18 vjeç është imunizuar plotësisht nga vaksinimi me të dyja dozat. Sipas autoriteteve në Shqipëri asnjë vaksinë nuk ka skaduar pasi është përdorur brenda afateve për vaksinimin e popullsisë./Tv Klan/
Përballje mes Drenusha Latifit dhe ish-bashkëshortit të saj:...
Milaim Zeka zbulon lidhjen e Atillas me Dianën
“Kodi civil ka mbetur dëmi më i vogël”, Rrahmani: Ligji për ...
AUV: 42 raste me 264 krerë gjedhe të infektuara me tuberkulo...
Ish-burri i Drenusha Latifi, Atilla Kardesh futet në shtëpin...
Sa shumë fitojnë yjet e “Friends” nga seriali: Miliona çdo v...