Nuk morën leje, policia heq rreth 500 shezlonge në Spille

23:31 | 1 Korrik 2021
Trina Galanxhi

Policia ka hequr 480 shezlonge në plazhin e Spillesë, të vendosura në hapësirë publike.

Burime bëjnë me dije për ABC se subjektet që kishin bërë vendosjen e shezlongeve në plazh, nuk kishin aplikuar për leje në E-Albania.

Aksioni për pastrimin e vijës bregdetare po vijon prej ditësh në disa qytete të vendit./abcnews/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme