Google ADS

Nuk ka zgjedhje pa qeveri teknike

21:06 | 2 Prill 2017
Arbresh.info

Sipas komunikatës për media nga PD, Basha ka këmbëngulur për formimin e një qeverie teknike pa Edi Ramën.

“Prandaj i garantoj qytetarët shqiptarë se beteja jonë, beteja juaj dhe zotimi im, sot janë më të forta se kurrë. Qeveri teknike me kohë të mjaftueshme për të kryer detyrat e saj. Ndaj nuk ka dhe nuk do të ketë zgjedhje me 18 Qershor. Qeveria teknike duhet të ketë të paktën 100 ditë në dispozicion për të këputur lidhjet kriminale dhe për të çmontuar aparatin mafioz dhe narkotrafikantë që mban Edi Rama në pushtet”, ka deklaruar Basha.

Basha tha gjatë një bashkëbisedimi me familjet e dëshmorëve të 2 prillit, se Edi Rama mbrojti sot në Funeralin e Rilindjes siç e cilësoi ai shtetin e krimit që ngriti me duart e tij gjatë këtyre 4 viteve.

“Të gjithë e dinë se demokracia, vota e lirë dhe qeveria që del prej tyre njësoj që qeveria që del janë mekanizma për të siguruar mirëqenie. Po kështu e dimë dhe e kemi mësuar akoma më mirë në këto 4 vite se kur krimi ngrihet në pushtet nuk ka dhe nuk mund të ketë vende të reja pune, as rritje rrogash dhe pensionesh, por ka dhe do të ketë vetëm padrejtësi, arrogancë, krim, ekonomi të dobët, emigracion dhe vrasje shprese. Këto janë bandat e shtetit të inkriminuar që Edi Rama ngriti me duart e tij këto 4 vite”, ka theksuar kryedemokrati shqiptar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme