Fshati Otllak, sot pjesë e bashkisë së Beratit trashëgoi nga sistemi i kaluar sipërfaqe toke të konsiderueshme toke të mbjella me fruti-kutlurë. Me tokën e marë me ligjin 7501, banorët e kësaj zone përfituan dhe kulturën e frutave, të cilën e kultivojnë edhe sot. Drurë frutor mjaft cilësor ka e gjithë zona dhe fermerët me krenari i quajnë boi produktet e tyre. Por, prej vitesh ata janë të detyruar që të shesin në rrugë prodhimet e tyre si pasojë e mungesës së një tregu.
Vite më parë në një tjetër fshat të rrethit të Beratit u ndërtua një treg fruta-perimesh që parashikohej që tu vinte në ndihmë fermerëve të zonës, por ai nuk funksionoi kurrë. Në këto kushte fermerët e Otllakut janë të detyruar që ti shesin produktet e tyre në rrugë.
Aksi rrugor Berat-Ura-Vajgurore, në anë të tij, është bërë prej vitesh vend tregëtimi për ta. Në çdo stinë të vitet ata kanë fruta për të shitur dhe në diell e në shi me tenda të improvizuara qëndrojnë gjatë gjithë ditës. Por, jo gjithmonë ata arrijnë që ti shesin prodhimet e tyre dhe pse janë të një cilësie tepër të lartë.
“Kërkojnë që të na i marrin me çmim tepër të ulët dhe shesin aq sa për të mbajtur frymën gjallë”, thonë fermerët e Otllakut.
Shpesh janë të detyruar që të sheshin edhe nën kosto, apo ti hedhin në kanal prodhimet e tyre që piqen dhe nuk gjejnë treg.
“Nëse frutat piqen, duhen vjelë sepse bien në tokë dhe kalben”, thonë ata
As fakti që nuk përdorin pesticide të tjera veç plehrave të nevojshëm dhe aq cilësia mjaft e lartë e trashëguar nuk i ofron shitje të sigurtë banorëve të kësaj zone, të cilët nuk sigurojnë mjaftueshëm të ardhura, pasi shteti nuk ofron ndihmën e tij si rregullator për ta.
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...