Google ADS

Nuk ka qeveri teknike, i gatshëm të flas me opozitën

17:39 | 19 Mars 2017
Arbresh.info

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij gjatë komunikimit javor, u shpreh se nuk do të ketë qeveri teknike, as shtyrje zgjedhjesh dhe Vettingu do të realizohet.

Rama tha se PD dhe çadra e ashtuquajtur e lirisë nuk kërkon gjë tjetër veçse të krijojë një krizë artificiale politike që nuk ekziston. Sipas Ramës, kjo krizë është shpresa e PD-së për të mos pasur Vetting, për të shtyrë zgjedhjet dhe krijimin e qeverisë së re.

“Nuk do të ketë qeveri teknike. Do të realizohet reforma në drejtësi dhe mbi të gjitha Vettingu, nuk do të shtyhen zgjedhjet. Jam i gatshëm të dialogoj me opozitën edhe në çadrën e saj”, tha Rama.

“Jemi të hapur për ndërhyrje në Kodin Zgjedhor pa rezervë, me kusht që të jetë sipas standardeve të OSBE-së për të ngritur standardin e zgjedhjeve”, tha më tej Rama.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme