Ushqimet që ne konsumojnë janë jashtë kontrollit, ndërsa institucioni përgjegjës për kontrollin e tyre është tërësisht in-ekzistent. Ky skandal konstatohet nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili ka dalë në përfundimin se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nuk arrin të garantojë sigurinë ushqimore në vend. Nga auditimi që i është zhvilluar këtij institucioni për periudhën janar 2012 – dhjetor 2016, janë konstatuar një sërë shkeljesh dhe parregullsish të cilat kanë cenuar sigurinë ushqimore dhe për pasojë jetën ekonomike dhe sociale në vend, me një ndikim të rëndësishëm në uljen e besimit të konsumatorëve.
Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, vetë Ligji “Për Ushqimin” ka raste që nuk përcakton qartë elementë të veçantë dhe të rëndësishëm të sigurisë ushqimore ndërkohë që AKU zhvillon aktivitetin pa pasur të miratuar Rregulloren e brendshme që nga fillimi i veprimtarisë së tij në maj 2010 dhe pa u monitoruar nga bordi. Sipas rezultateve të auditimit, negativisht në performancën e AKU-së kanë ndikuar edhe lëvizja e shpeshtë e drejtorëve të përgjithshëm. KLSH ka konstatuar edhe probleme për mungesën e laboratorëve, për analizimin e mostrave sidomos atyre që importohen.
Raporti
Përgjegjësitë ligjore në zinxhirin e sigurisë ushqimore, karakterizohen nga dublime, shmangie dhe mos efiçencë, me pasojë dobësim të strukturave që ndikojnë në mirëqenien social-ekonomike të qytetarëve shqiptarë, të evidentuara në ligjin nr. 9863, datë 28.1.2008 “Për ushqimin” i ndryshuar, ligji nr. 10465, datë 29.9.2011 “Për shërbimin veterinar në Republikën e Shqipërisë”, si dhe ligjin nr. 7643, datë 2.12.1992 “Për inspektoratin sanitar shtetëror” i ndryshuar. Ligji “Për Ushqimin” në vetvete ka raste që nuk përcakton qartë elementë të veçantë dhe të rëndësishëm të sigurisë ushqimore, siç është rasti i kërkesave për sistemin e vetëkontrollit në operatorët e biznesit ushqimor.
Institucioni
AKU zhvillon aktivitetin e tij pa pasur të miratuar Rregulloren e brendshme që nga fillimi i veprimtarisë së tij në maj 2010, në kundërshtim me ligjin për ushqimin dhe VKM për organizmin dhe funksionimin e saj. AKU ka zhvilluar aktivitetin e vet pa u mbikëqyrur nga bordi për çështje shumë të rëndësishme si: pa miratuar objektivat strategjikë dhe planet e punës, pa miratuar projektbuxhetin, pa analizuar raportin vjetor të vlerësimit të veprimtarisë, pa miratuar kriteret e punësimit apo dhe projektplanin e menaxhimit të krizave si dhe me raportim të kufizuar Ministrit të Bujqësisë, si rezultat i mosfunksionimit të bordit. Ka pasur lëvizje të shpeshta të Drejtorëve të përgjithshëm të AKU-së; pas vitit 2016 Ministri i Bujqësisë ka propozuar dhe Kryeministri ka emëruar në dy raste Drejtorin e Përgjithshëm në mungesë të plotësimit të kritereve të vendosura për përvojën në punë në administratën shtetërore më pak se 5 vjet, në kundërshtim me VKM nr. 173, datë 7.3.2003, duke ndikuar negativisht në performancën e AKU në tërësi.,raporton shekulli.al
Siguria ushqimore
Sipas ligjit për ushqimin, objekt i kontrollit zyrtar nga ana e AKU janë operatorët e biznesit të regjistruar për të kryer veprimtari, që lidhen me biznesin e ushqimit, duke i bërë të pafuqishëm ndaj bizneseve informale të kësaj fushe, dhe kërcënim serioz ndaj sigurisë ushqimore, duke ditur që informaliteti vlerësohet të jetë mesatarisht 36 %. Mungesa e përfshirjes në programin e inspektimeve nga AKU të bizneseve të reja ushqimore që krijohen gjatë vitit, ndikon në sigurinë ushqimore, duke theksuar se vetëm në vitin 2015 janë regjistruar 56,787 ndërmarrje, nga të cilat 17 % të tyre e përbëjnë akomodimi dhe shërbimi ushqimor,të cilat rrjedhimisht përbëjnë risk ushqimor. AKU nuk ka një numër të saktë të operatorëve të biznesit ushqimor në rajone të cilat janë objekt inspektimi, pasi ka shpërpjesëtime të theksuara midis rajoneve të këtij biznesi ndaj numrit gjithsej/arbresh.info/
Nënshkruhen marrëveshjet bilaterale mes Kosovës dhe Maqedoni...
Kelmendi, Bajramit: Platforma digjitalizimit nuk gjindet, ku...
Mungesa e fëmijëve, Drenusha shpërthen në lot
Mashtrimet me kriptovaluta/ Detaje të reja nga operacioni me...
Pedri: Agjentët e mi po merren me kontratën e re me Barcelon...
Baerbock: Vendimi i SHBA-së për armë me rreze të gjatë për U...