Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla thotë se marrëveshja me Italinë për emigrantët, nuk cënon territorin shqiptar.
Gjatë fjalës së tij në mbledhjen online të Komisionit të Sigurisë, Balla u shpreh se Shqipëria do t’i vendosë në dispozicion Italisë, një sipërfaqe toke të përkohshme dhe shtoi se të gjitha shpenzimet do të mbulohen nga pala italiane.
Nëse Italia nuk do t’i respektojë detyrime, do të ketë penalitete, sipas ministrit Balla.
“Shqipëria ka ditur të marrë masat e duhura. Gjatë vizitës së fundit që pata në Bruksel, Shqipëria, u nënvizua si një vend që ka hapa konkretë në menaxhimin e luftës së emigracionit të paligjshëm. Ky fenomen nuk mund të lërë jashtë vëmendjes shtetet e tjera. Shqipëria ka treguar gatishmërinë për të qenë pjesë e një solidariteti dhe kontributi. Duke ofruar kontributin tonë, vendi ynë rikonfirmon veten si aleat i BE-së, në stabilitetin dhe sfidat që na vijnë përpara, ne vendosim në përdorim të përkohshëm një sipërfaqe të përkoshme ku do të jenë emigrantët e parregullt. Nuk bëhet fjalë për cënim të territorit, por për dhënie të përdorimit të përkohshëm. Pala shqiptare, ruan të drejtën për të ripërtërire protokollin. Të gjitha shpenzimet i përkasin palës italiane, do paguajë çdo kosto shtesë. Sa i përket një risku hipotetik social, dua të sqaroj se bazuar në këtë protokoll, pala italiane ka detyrimin t’i akomodojë brenda sipërfaqes në fjalë.
Numri i emigrantëve nuk mund të kalojë kutoën 3 mijë. Në mos respektimin e detyrimeve nga pala italiane, Shqipëria ka të drejtën e denoncimit. Numri total i emigrantëve nuk do ta kalojë asnjëherë shifrën 3 mijë. Do akomodohen vetëm për procedurat e riatdhesimit, do të dalin përsëri nga territori i Shqipërisë. Afati maksimal do të jetë në përputhje me legjslacionin italian. Shoqërimi i këtyre shtetasve do të kryhet nga vetë pala italiane me mjetet e saj.
Siguria brenda zonës do të garantohet nga pala italiane. Të gjithashpenzimet për ngritjen e qendres, të gjitha shpenzimet shëndetësore, për sigurinë, do të mbulohen 100% nga pala italine. Do mbulojë çdo shpenzim tjetër që sot është i paparashikuar, bashkë me çdo shpenzim gjyqësor.”, theksoi ./abcnews.al
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...