Tom Ndreca nuk e ka kaluar Vetting-un. Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, i njohur si relatori i Kolegjit Zgjedhor që cerfitikoi fitoren e Lulzim Bashës në krye të Bashkisë së Tiranës e po ashtu edhe gjyqtari i 21 janarit, rezulton se nuk justifikon 1.3 milionë lekë nga pasuritë e tij.
Një shumë për të cilën Tom Ndreca ka këmbëngulur se nuk i janë llogaritur të ardhurat e tij nga viti 1980 e në vijim. Blerja e shtëpive nga gjyqtari dhe familja e tij u konsideruan të deklaruara saktë, ndërkohë që organet e vetting-ut mendojnë se harresa e djalit të gjyqtarit për të deklaruar vite më parë një automjet është fshehje.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e kishte vendosur në pozitë të vështirë gjyqtarin, duke e deklaruar me figurë të papërshtatshme, përderisa kunati i tij është arrestuar vite më parë me një cigare hashash, por hetimet janë pushuar sepse ai rezultoi përdorues. Për këtë fakt, kunati i gjyqtarit konsiderohet nga KPK-ja si krim i organizuar. Një person i arrestuar për 0.44 gramë hashash konsiderohet si pjesë e krimit të organizuar, edhe pse ligji e sanksionon qartë se cilët persona janë pjesë e krimit të organizuar./top channel
Barcelona në finale të Superkupës së Spanjës
Darkë romantike mes Drilonit dhe Sarës: Të dy duam të dimë s...
Humb jetën një 45-vjeçar në Shkodër, pësoi arrest kardiak gj...
Hamza premton rritje të pagave për zjarrfikësit, sigurim shë...
Bentacur pëson lëndim të rëndë
Kampionia bie për herë të dytë në Prizren këtë sezon