Vitet e fundit është konstatuar një rigjallërim i ciklit të emigracionit në vend.
Sipas të dhënave që janë bërë publike më parë nga Raporti vjetor të i situatës së azilantëve, një publikim i Bashkimit Europian, që nga viti 2013, rreth 157 mijë qytetarë shqiptarë kanë bërë kërkesë për azil, ku numri më i lartë ishte në 2015-n, me rreth 69 mijë persona, për të zbritur më pas në 33 mijë persona në 2016-n.
Po nga këto të dhëna, të përpunuara më herët nga Monitor, Shqipëria renditet e para në botë, duke tejkaluar edhe azilkërkuesit që po ikin nga lufta dhe konfliktet, për shkak të popullsisë relativisht të vogël që ajo ka, prej 2.87 milionë banorësh. Për çdo 1000 banorë në Shqipëri, numri i azilkërkuesve në vendet e Bashkimit Europian ishte 9, duke kryesuar top-listën. Të dytët renditen shtetasit nga Gambia, me 6.5 kërkesa për azil në çdo 1000 banorë.
Krahas ikjes si emigrantë, një tendencë tjetër po përshpejtohet, ajo e lënies së shtetësisë shqiptare, pra heqjes dorë nga shtetësia amëtare.
Shifrat që janë publikuar sot nga INSTAT tregojnë se është rritur numri i atyre që heqin dorë nga shtetësia shqiptare. “Në 2017, rezultojnë 651 persona të cilët kanë hequr dorë nga shtetësia shqiptare, duke pësuar rritje me 32,9 %, krahasuar me vitin 2016”, raporton INSTAT.
Kjo shifër është dyfish më e lartë se a atyre që duan të marrin një pashaportë. “Në 2017, rezultojnë 316 persona të cilët kanë fituar shtetësi shqiptare, duke pësuar rritje me 12,5 %, krahasuar me vitin 2016”, thotë INSTAT.
Rritja e emigracionit drejt Gjermanisë vlerësohet si një nga arsyet pse shqiptarët po heqin dorë nga pasaporta amëtare, teksa nuk pranohet dy shtetësia në Gjermani./monitor
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...
Moti sot me shi e borë
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...