Kryeministri Rama ka postuar këtë të martë në rrjetin social në lidhje me një problematikë serioze në Durrës, atë të mosgrumbullimit të plëhrave në qytetin turistik.
Për disa ditë me rradhë në disa lagje të qytetit, plehrat urbane nuk mblidheshin, çka solli një problematikë serioze.
Mbi rastin në fjalë, Rama do të reagonte në media duke thënë se brenda pak ditësh situata do të kthehej në normalitet, pasi të gjithë plehrat në Durrës do të shkonin në Sharrë e më tutje pranë inceneratorit të Tiranës.
Por shumë qytetarë të disa zonave rurale në Durrës kanë dalë ‘roje’ që Bashkia të mos depozitojë mbetje pranë tyre. Kështu psh në fshatin Biz, në Kepin e Rodonit dhe në Vadardh, shumë qytetarë kanë protestuar duke deklaruar se nuk do të lejojnë Bashkinë e Durrësit që të hedhë mbetje urbane në zonat e tyre, edhe sikur qoftë në formë provizore.
Mbi këto shqetësime, Rama akuzon se media ka dezinformuar publikun dhe se e vërteta është se mbetjet e Durrësit nuk do të depozitohen në asnjë zonë të bashkisë.
Rama: Në vend që ta dizinformojnë publikun dhe të keqpërdorin shqetësimin qytetar, për audiencë dhe për të nxitur shfaqjet e pakënaqësisë që ushqehet me lajme të rreme, mediat duhet t’u thonë durrsakëve se s’do të ketë hedhje plehrash në asnjë zonë të bashkisë në këtë fazë tranzicioni!
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Kurti sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë s...
Konjufca sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonis...
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...