Në Kukës qytetarët janë të shqetësuar për cilësinë e ushqimeve që konsumojnë. Ata thonë për ABC News se prodhimet janë me kimikate dhe preferojnë më shumë ato të zonës.
Edhe tregtarët shprehen se kur marrin furnizimin nga Lushnja apo Tirana nuk pajisen me asnjë certifikatë sigurie apo fletë analize të prodhimeve.
Konsumatorët janë më të shpeshtë në tregun e fruta perimeve të Kukësit, por skeptike për atë çfarë blejnë. Preferojnë të marrin pak gjëra, mundësisht të jenë prodhime të zonës.
Qytetarët ndihen të shqetësuar për ushqimet që u duhet të konsumojnë. U duken pa shije dhe nga viti në vit produktet humbin cilësi.
Tregtarët përpiqen që pjesën më të madhe të prodhimeve ta marrin në Kukës.
Pjesën tjetër të furnizimit thonë se e sigurojnë nga duar të sigurta por edhe pse të tillë nuk marrin asnjë certifikatë sigurie për mallrat apo fletë analize që shoqërojnë prodhimet.
Në këto kushte konsumatorët janë të orientuar të blejnë me shumë prodhime të Kukësit se sa ato që vijnë nga Lushnja apo Tirana.
Deliu- Kodra thotë se ushtarët e FSK-së kanë mbetur pa rrymë
Rezultatet e para përfundimtare nga Regjistrimi i Popullsisë...
Kastrati prezanton të dhënat finale të regjistrimit të popul...
Signo kërkon falje publike ndaj Donnarummas, thotë se nuk is...
Aksident trafiku mes dy kamionëve në autostradën Veternik-Br...
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë