Google ADS

Noka paralajmëron Ramën: S’do dalësh dot nga shtëpia

10:50 | 5 Maj 2019
Arbresh.info

Ish-deputeti i PD Flamur Noka shprehet se kryeministri Rama duhet të bëjë hesap mirë nga protestat pasi shumë shpejt do t’ i pamundësohet dhe dalja nga shtëpia.

Shpejt Shqipëria do të jetë e bllokuar dhe e pushtuar e gjitha nga populli opozitar tha Noka në Ora News, ndërsa shtoi se deri në 30 qershor përshkallëzimi i situatës nga opozita do të kalojë në një shkallë tjetër.

‘Ajo që duhet ta bëjë hesap Edi Rama është fakti që shumë shpejt atij do t’i pamundësohet edhe dalja nga shtëpia, qoftë edhe në zyrë. Shumë shpejt Shqipëria do të jetë e bllokuar dhe e pushtuar e gjitha nga populli opozitar që kërkon largimin e klikës që ka marrë peng të ardhmen e këtij vendi. Jemi në stinë protestash nuk jemi në protestë. Ne jemi në një përshkallëzim, por të jeni të sigurt që deri në 30 qershor përshkallëzimi do të njohë shkallë të tjera dhe do të detyrohet diktatoruci, ose baroni i krimit dhe dorgës të largohet nga karrigia e pushtetit’, shprehet Flamur Noka.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme