Për ish-Ministrin e Brendshëm Flamur Noka, ngjarja e ditës së sotme me grabitjen në Rinas, tregon edhe një herë tjetër se qeveria po vjedh qytetarët.
Përmes një statusi në Facebook, deputeti i PD hedh akuza ndaj punës së Ministrisë së Bredshme, duke ngritur pikëpyetje të shumta se si ka mundësi që në të njëjtin vend, në të njëjtën mënyrë, janë kryer tre vjedhje ë bujshme, ku policia ka qenë shumë pranë ngjarjes por a mundur të kapë autorët.
Sipas Nokës, të gjitha këto tregojnë se kjo është një vepër e vetë qeverisë që o vjedh qytetarët e saj.
Postimi në Facebook:
Vjedhja e sotme në Rinas tregoi se “çunat” vonojnë, por nuk harrojnë. Tre vjedhje parash të bankave në të njëjtin vend. Tre vjedhjet kanë shumë të përbashkëta çuditërisht.
Ndër ta, më kryesorja që të bie në sy është fakti që një ditë para çdo vjedhje Saje Qorri mban fjalim ku bën gjoksin gropë se po bën shtet.
Të nesërmen janë “çunat” që nuk harrojnë të deshifrojnë mesazhin e tij dhe hidhen në veprim tek banka e radhës. Gjithmonë policia ndodhet nga 100 m larg (rasti në Rinas brenda rrethimit) dhe ky i fundit që policia ishte 500 metra e nuk pa e as dëgjoi gjë!!!!!!! Si shpjegohet????? Shteti po na vjedh vet tha sot polici privat në dëshpërim e sipër. Tha një të vërtetë që po del në pah çdo ditë e më shumë.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...