Njihuni me plazhet më të pastra në Shqipëri

23:03 | 6 Prill 2017
Trina Galanxhi

Në prag të sezonit të ri turistik, Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka publikuar të dhënat për cilësinë e ujërave larës. Sipas raportit në 2016 ujërat larës bregdetarë rezultojnë të jenë shumë të pastër me përjashtim të 3 pikave të cilat kanë qene problematike ndër vite. Bëhet fjalë për kanalin e Çukës, shkollën e Marinës dhe kompleksin Giardino.

Nëse jeni duke menduar për t’i kaluar pushimet verore në një nga plazhet shqiptare por nuk e keni vendosur ende se në cilin prej tyre Agjencia Kombëtare e Mjedisit ju jep të dhënat për plazhet më të pastra. Plazhet e Velipojës, Shëngjinit, Orikumit, Dhërmiut dhe Himarës rezultojnë që edhe këtë vit të jenë ndër plazhet me cilësinë e ujit më të mirë larës në të gjithë vendin.

Sipas raportit të monitorimit të plazheve nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit ku janë monitoruar  98 plazhe, rezulton se ka një përmirësim të cilësisë së ujërave krahasuar me 1 vit më parë ndërsa këtë vit pritet të shtohen edhe më shumë pika monitorimi.

Ashtu sikundër edhe një vit më parë sërish në plazhet tona kemi cilësi shumë të keqe të ujërave në po të njëjtat pika të monitorimit si ato të Kanalit të Çukës në Sarandë, shkolla e Marinës në bregdetin e Vlorës si dhe Kompleksi Giaardino në bregdetin Durrës Kavajë. Sipas Agjencisë cilësia e dobët e këtyre ujërave vjen si pasojë e derdhjes së ujërave të zeza.

Me cilësi të mirë të ujërave larës rezultojnë plazhet: plazhi i vjetër, kampi i pionierëve, plazhi i ri në Vlorë, Radhimë, Hotel Grand, Restorant Freskia, Kompleksi Orikum dhe Bar -Restorant Aleksandër.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme