E ndërtuar dikur si Qendër Shëndetësore për fshatin Bodin në Elbasan, godina u shkatërrua pa u vënë asnjëherë në funksion, pasi as mjeku dhe as infermieri këtu nuk erdhën kurrë.
Banorët e këtij fshati nuk e mbajnë mend herën e fundit kur zona ka pasur mjek, ndërsa në raste emergjencash, kur edhe rrugët bllokohen nga dëbora, u duhet të transportojnë të afërmit me barrela, apo me kafshë.
“Mund të kemi që në ’92 a ’91 që kemi parë një mjek këtu në fshatin tonë. Ne na është thënë që ka mjekë. Ne na duhet për fëmijët, që tani duhet të shkojnë patjetër në qendrën e Gracenit. Këtu ka vetëm infermierë, doktori nuk ka ardhur asnjëherë”, thonë banorët, raporton Top Channel.
Banorët e Bodinit ndjehen mirënjohës ndaj veterinerit të fshatit, i cili në shumë raste u ka shpëtuar jetën, sidomos në rastet e pickimeve nga gjarpërinjtë.
“Na ka ndihmuar, na është gjendur në raste shumë të vështira, për të gjitha gjërat”, rrëfejnë banorët.
Megjithë infrastrukturën e vështirë, kjo zonë nuk është e pamundur. Mësuesit shkojnë çdo ditë dhe procesi mësimor zhvillohet normalisht, ndryshe nga stafi mjekësor që ka zgjedhur të mos shkojë, qoftë edhe një ditë në javë.
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...