I ngjan krejtësisht, jo vetëm në portret, por edhe në dhunti.
E cilësojnë Ajnshtanin e Shqipërisë, dhe jo më kot. Nuk është fizikan dhe matematicien si Albert Einstein i famshëm gjerman, por në Vlorë, të gjithë e cilësojnë mjeshtrin e hekurit.
Agim Hyseni, 71 vjeç, ja ka dedikuar të gjithë jetën e tij shpikjeve artizanale prej hekuri. Plot 55 vite brenda katër mureve të punishtes së tij, që duket se nuk ka ndërmend ta braktisë deri në fund të jetës.
Por, nuk dëshiron të mbyllë sytë përgjithmonë, nëse më parë nuk realizon, atë që e quan ëndrrën e jetës: Ndërtimin e anijes Titanik.
“Kam 55-56 vjet punë në këtë vend pune. Çfarë është hekur unë e bëj. Unë sa të kalojnë ca ditë pasi kam ca gjëra për montim do të bëj Titanikun 2 metër e gjysmë të gjatë me gjithë helika”, thotë ai për Report.
Krijimet e tij janë të rralla dhe të veçanta. Megjithatë, fitimet që merr prej tyre, nuk janë të mëdha. Shpresën për të jetuar ja jep vetëm pasioni, dhe jo vlera monetare.
“Po nuk pate pasion nuk e bën atë gjë që mendon. Pasioni është gjëja më e madhe. Unë kam më shumë pasion sesa interesin financiar. Këtë ja kam vënë edhe djalit në gjak. Punën e bëj me cilësi, tek puna nuk neglizhoj. Unë përfitoj vetëm pasionin lënien e emrit në qytetin tim të lindjes. Këtu kanë blerë edhe turistë nga Zvicra edhe nga Anglia. Ju pëlqenin se janë gjëra të veçanta dhe funksionale. I marrin edhe për nipër e mbesa pasi ju vendos edhe emrin unë tek punimi”, tregon Agimi.
Në gjurmët e profesionit të tij ka ecur edhe djali. Të dy, babë e bir, me pasionin e veçantë për punimet artizanale, kanë krijuar që nga ushtarët Spartanë deri tek mbajtëset e verës, violinat, ndriçues, objekte dekorative dhe jo vetëm.
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...