Shqipëria dhe Italia kanë dakordësuar marrëveshjen teknike për njohjen e pensioneve mes dy vendeve.
Përmes kësaj marrëveshje do të mbulohen pensionet e pleqërisë, sigurimet për përfitimet për sëmundjet e barrëlindjet si dhe sigurimin për papunësinë si për shqiptarët që jetojnë në Itali, asht edhe për shtetasit italianë që jetojnë e punojnë në Shqipëri dhe derdhin kontributet e tyre këtu.
Numri i përfituesve pritet të jetë i lartë.
Janë mbi 500 mijë qytetarë shqiptarë emigrant që jetojnë dhe punojnë në shtetin fqinj që do të përfitojnë nga njohja e sistemit të pensioneve mes dy shteteve.
Finalizimin e kësaj marrëveshje që synon trajtim të barabartë për njohjen reciproke të viteve të pensionit për qytetarët që kanë punuar në të dy vendet, ka qenë një kërkesë e hershme veçanërisht e komunitetit shqiptar që jeton në Itali dhe një përpjekje e vazhdueshme mes palëve për të arritur në këtë hap konkret.
Marrëveshja për njohjen e viteve të punës duket se do të nisë zbatimin duke filluar nga viti 2023./tch/
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...
Jashari, lojtari më i mirë i gjysmësezonit tek skuadra e tij
Për herë të gjashtë radhazi, Drenasi shpallet kampion në Gra...
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live ...