Departamenti i anti droges së rojes bregdetare greke, ka zbuluar mesditën e së hënës, një sasi prej 1 ton kanabis me vendin Piperi të ishullit Alonis, në detin Egje.
Sipas policisë greke, lënda narkotike u gjet e paketuar në kuti të ambalazhuara, të cilat ishin fshehur në një shpelle të vogël në brigjet e ishullit.
Besohet se kjo është njëra prej sasive të transportuara në bordin e dy gomoneve të sekuestruara prej rojes bregdetare greke,në bashkëpunim me policinë turke dhe Frontex.
Një tjetër gomone u sekuestrua në ishullin Agjistri një ditë më parë, por fillimisht agjentët nuk gjetën drogën,edhe pse informacionet paraprake bënin me dije se në dy gomonet ishte ngarkuar sasia prej më shumë se 2 ton kanabis.
Gjatë aksionit njëra prej gomoneve shkarkoi një sasi të drogës në brigjet turke,ndërsa pjesën tjetër u hodh në det prej trafikantëve gjatë ndiekies.
Burime policore, thanë se gjetja e sasisë 1 ton kanabis, pak orë më parë,tregon se informacionet e anti drogës ishin të sakta dhe lënda narkotike po dërgohej në Turqi.
Gjetja e saj,”lidh” akuzat ndaj 4 shtetasve shqiptarë të arrestuar në bordin e dy gomoneve të ndaluara gjatë 4 ditëve të fundit./tch
“Po mendoj me dal krejt”, Gjesti shpërthen në lot pak para ‘...
Muric në formacionin e muajit sipas faqes WhoScored
Hamza përuron objektin modern të Qendrës së Kulturës dhe Tea...
Hezbollahu kryen sulmin e parë ndaj Izraelit që nga armëpush...
Lela me vallëzim të nxehtë, Driloni nga larg e shikon
Fenerbahçe e Mourinhos kthehet fuqishëm në garë për titull