Një tjetër viktimë nga fruthi në Shqipëri

22:12 | 16 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Një tjetër fëmijë në moshë foshnjore ka ndërruar jetë pasi ishte prekur nga sëmundja ngjitëse e fruthit. Ky është rasti i dytë brenda pak ditësh, pasi javën e kaluar vdiq një foshnje 7 muajshe po në pediatrinë e QSUT-së.

Lidhur me rastin e fundit, mjekët thonë se “foshnja kishte ardhur pak ditë më parë nga Dibra dhe bëri komplikacione në mushkëri”.

Gjithsej në Pediatri janë të shtruar 55 fëmijë të perkur nga fruthi. Sëmundja ngjitëse shfaqet agresive tek fëmijët 0-1 vjeç për shkak se janë të pavaksinuar dhe vaksina e fruthit në vendin tonë bëhet në moshën 1 vjec./Ora News/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme