Pas kryetarit të degës së Partisë Demokratike në Shkodër, Ramiz Çobaj, një tjetër emër në listën e kandidatëve të këtij qarku ka vendosur tërheqjen.
Bëhet fjalë për Helidon Bushatin, i cili ndodhej i katërti në listën e demokratëve. Por tërheqja e tij është bërë për përfshirjen e një tjetër emri që do të përfaqësojë rrethin e Pukës.
Vendimin e tërheqjes, Bushati e ka bërë publik përmes rrjeteve sociale.
“Jam fort i privilegjuar dhe i nderuar që zoti Basha me bëri pjesë të ekipit të tij dhe akoma më shumë ndihem nën përgjegjësi për këtë rol që më është ngarkuar.
Pikërisht nisur nga këto detyrime që ndjej, duke analizuar rrethanat politike e specifike të Qarkut të Shkodrës, kam vendosur të tërhiqem nga lista, ku unë gëzoj një vend të sigurtë fitues i renditur i katërti, për t’i hapur rrugën një maksimalizimi të rezultatit të Partisë Demokratike në këto zgjedhje.
Unë besoj se politika nuk është vetëm të marrësh, por edhe të japësh. Po e bëj këtë hap, për interesin më të mirë të demokratëve, para të cilëve, dhe para qytetarëve të Shkodrës, do të jem gjithnjë në shërbim”, shkruan zoti Bushati në Facebook.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...